Flash News

KRYESORE

Kaloi vettingun/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt

Kaloi vettingun/ Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, konfirmimin në detyrë, të Besim Hajdarmataj.

Hajdarmataj kaloi vettingun duke u konfirmuar në detyrë më 16 tetor.

Komisioneri Publik vlerëson se vendimi për konfirmimin në detyrë të Besim Hajdarmataj është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të vendoset ndryshimi i vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimi nga detyra i Besim Hajdarmataj.

Të fundit