Flash News

KRYESORE

Kaloi vettingun pavarësisht problemeve me pasurinë, gazetari: Donika Prela këto ditë kandidon për SPAK

Kaloi vettingun pavarësisht problemeve me pasurinë, gazetari: Donika

Donika Prela pritet të kandidojë për anëtare e SPAK. Lajmin e bëri të ditur gazetari i kronikës së zezë Arsen Rustaj, dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Rusta tha se këto ditë, Prela do nisë procedurat për të qenë pjesëtare e Strukturës së Posaçme të Antikorruopsion.

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kaloi me sukses vettingun, por ky kalim u shoqërua me debate të ashpra në politikë.

Partia Demokratike e cilësoi kapje të institucioneve të reja të drejtësisë nga ana e kryeministrit Edi Rama duke qenë se me të dhënat që ishin në dispozicion, Prela nuk duhet të kishte kaluar vettingun.

I ashpër ka qenë gjatë emisionit edhe avokati Kujtim Cakrani sipas të cilit kjo nuk është e moralshme kur Prela nuk justifikoi dot të ardhurat e bashkëshortit duke thënë se ka punuar në të zezë si do të luftojë korrupsionin te politikanët, teksa i referohej edhe deklaratave të përfaqësuesit të OMN, Theo Jacobs, i cili tha se dosja e saj “lë një shije të keqe”, gjatë seancës së parë dëgjimore në KPK ndaj Prelës.

Institucioni i ri është i dedikuar vetëm për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të gjitha veprave penale nga zyrtarë të kaluar dhe aktualë të nivelit të lartë.

Kandidatët që duan të bëhen pjesë e SPAK duhet të kenë kaluar procesin e vetting-ut, si dhe të miratojnë një kontroll të imtësishëm për familjarët e tyre. Edhe pse shumë prej këtyre prokurorëve e kanë kaluar procesin e vetting-ut, akuzat ndaj tyre nuk kanë munguar. Për këtë arsye, KLP kërkon të rrisë numrin e kandidaturave që ngritja e KLP-së të mos cenohet nga përjashtimi i ndonjë kandidati në procesin e dytë të rivlerësimit.

Lista e kandidatëve deri tani për SPAK:

Vate Staka

Dorina Bejko

Arben Kraja

Vladimir Mara

Dritan Prençi

Doloreza Musabelliu

Eugen Beci

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Anton Martini

Besnik Muçi

Besim Hajdarmataj

Shkëlzen Cena

Klodian Braho

Behar Dibra

Të fundit