Flash News

KRYESORE

Kaloi vettingun por kreu i Kushtetueses nuk bind OMN-në: Nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë

Kaloi vettingun por kreu i Kushtetueses nuk bind OMN-në: Nuk arrin një

Pak ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk është i bindur me këtë vendimin të KPK-së. për këtë arsye, Komisioneri Publik,i është drejtuar Komisionit të Posaçëm të Apelimit (KPA) ku i kërkon rivlerësim të figurës së kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

“Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Bashkim Dedja, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr. 24, datë 13.6.2018, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit