Flash News

KRYESORE

Kalon në PE rezoluta për Kosovën; Igor Sholtes: Liberalizimi i vizave është jetike

Kalon në PE rezoluta për Kosovën; Igor Sholtes: Liberalizimi i

Parlamenti Evropian ka mirëpritur raportin e Komisionit Evropian dhe ka theksuar se është jetësore që kosovarëve t'u mundësohet udhëtimi pa viza”, thuhet në rezolutën e PE-së duke shtuar se kjo do të "përmirësojë stabilitetin dhe do e sjellë Kosovën më afër Bashkimit Evropian”.

Në pyetjen e DW-së, nëse mosliberalizmi i vizave ka pasur ndikim në masat e Kosovës kundër produkteve të Serbisë, Igor Sholtes nuk e bëri këtë vlerësim, por tha që këto masa vetëm e kanë komplikuar situatën. "Është e rëndësishme që Kosova të tërheqë masën dhe të respektojë marrëveshjen CEFTA në frymën e MSA-së”.

Raporti i raportuesit në PE për Kosovën, Igor Sholtes që është i përbërë prej 14 faqeve prek shumë pjesë të qeverisjes në Kosovë. Theksi i veçantë i është vënë çështjeve të funksionimit të Kuvendit të Kosovës dhe luftës kundër korrupsionit. Sa i përket drejtësisë parlamenti në rezolutë ka përmendur edhe fjalën "ekstradim” që nuk ka qenë në raportet e mëherëshme. Më herët institucionet kosovare patën ekstraduar disa qytetarë turq në një procedurë të shpejtuar që është kritikuar si në vend ashtu edhe jashtë tij.  "Parlamenti shpreh brengosjen e vet rreth nënfinancimit të sektorit të gjyqësorit dhe korrupsionit me elemente të kapjes së shtetit…mungesës së gjykimeve të drejta duke përfshi edhe raste të ekstradimit”, thuhet në rezolutë.

Të fundit