Flash News

KRYESORE

Kalon vettingun Anton Martini, prokurori i dosjeve të ‘nxehta’

Kalon vettingun Anton Martini, prokurori i dosjeve të ‘nxehta’

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini, njëherësh kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Vendimi u komunikua nga trupa gjyqësore e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Etleda Çiftja.

Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999. Njihet po ashtu si prokurori që kërkoi burgim të përjetshëm për kreun e bandës së Durrësit, Lul Berishën, ndërsa aktualisht po heton dosjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, të cilit pak muaj më parë i bënë atentat me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës.

Të fundit