Flash News

KRYESORE

Kalonte rrugën për në shkollë, furgoni aksidenton vajzën 10-vjeçare në Burrel

Kalonte rrugën për në shkollë, furgoni aksidenton

Një vajzë 10-vjeçare është aksidentuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Burrelit, ndërsa po kalonte rrugën për në shkollë.

Sipas policisë e mitura me inicialet E.M. 10-vjeçe teksa po ikte për në shkollë është përplasur nga një furgon.

Megjithatë, fatmirësisht vajza është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë plagë sipërfaqësore në trup. Nga ana tjetër, drejtuesi i furgonit me targa AA 114 MC, Besim Milloshi 57 vjeç është arrestuar nga policia menjëherë pas aksidentit.

Vijojnë hetimet për aksidentin, materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal

 

Të fundit