Flash News

KRYESORE

“Kam 10 vjet që aplikoj, merrni vetëm ata nga Korça”, Ambasada Amerikane i përgjigjet shqetësimit

“Kam 10 vjet që aplikoj, merrni vetëm ata nga

Ekziston një mit në Shqipëri se lotarinë amerikane e fitojnë kryesisht banorë të Korçës, por sipas Ambasadës së SHBA në Tiranë, diçka e tillë nuk ndodh pasi harta gjeografike e fituesve përfshin gjithë vendin.

Shumë qytetarë kanë shprehur zemërimin se përse nuk janë zgjedhur fitues, madje njëri prej tyre ankohet se fitojnë vetëm ata nga Korça.

“10 vjet kam aplikuar jo dhe jo, mesa duket duhet të jesh nga Korça, jeni të padrejtë”, shkruan një qytetar në faqen e ambasadës dhe dikush nga stafi i është përgjigjur: “Nuk ka lidhje aspak. Statistikat tona tregojnë që ka shpërndarje në të gjithë Shqipërinë.”

Ambasada Amerikane u sugjeron qytetarëve që të kontrollojnë çdo muaj përgjigjet e lotarisë, pasi lista mund të ketë përditësime. Në rast se do të ketë një fazë të dytë përzgjedhjesh, siç ndodhi shtatorin e kaluar, ambasada sqaron se kjo do u bëhet e ditur qytetarëve.

Të fundit