Flash News

KRYESORE

“Kam 6 muaj pa u larë”, Paloka shpjegon foton e Ramës në orët e vona të natës: Kur hynte në lokal qelbej erë

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka mbrëmjen e djeshme në Parlament publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama të disa viteve më parë duke ngrënë makarona.

Paloka, nëpërmjet një statusi sot në facebook, ka treguar dhe arsyen se përse e bëri një gjest të tillë. Ai i kujton Ramës, se vite më parë kur të gjithë gazetarët mblidheshin  në një lokal te parku Rinia, kur ai futej brenda qelbej Erë. Dhe sipas Palokës, Rama ka thënë me zë të lartë se ka qenë pa larë nga 6 muaj.

“Ky na flet per te bukuren dhe per pastertine , por harron qe disave edhe pse janë  bërë milionerë, veshin kostume firmato, e lyen me parfume te shtrenjta, era e keqe nuk ju iken kurrë”, shkruan ndër të tjera Paloka.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

Ju shpjegoj statusin e mbremshem miq, foton e liderit duke kollofitur makarona( per ata qe nuk e ndoqen Parlamentin deri vone).

Edhe mbreme ,nder te tjera, ne denoncuam ramen se parate e shqiptareve i perdor per qejfet e tij, perfshi ekspozitat me zhgarravina per te cilat jane paguar qindra mije euro (e qe dy gazetare, kritike te vertete arti, jo nga ata qe paguan rama, i quajten si te realizuara prej "nje adoleshenti te droguar")

Pergjigja e rames ,si ne te gjitha rastet e ngjashme, ishte se ne deputetet e opozites nuk dinim dhe nuk e vleresonim te bukuren dhe nuk na pelqente pastertia...

E thene kjo nga rama eshte e rende.

Per kete arsye , mbreme ne Parlament, une i nxorra kete foto dhe i kujtova nje kohe kur ky kishte deshire te rrinte ne nje lokal tek parku Rinia ku mblidheshim pothuaj gjithe gazetaret ne ate kohe ( tek Fideli).

Kur hynte ky ne lokal, qelbte ere i gjithe lokali . Nje dite, qe ishte lagur dhe ne shi, kuterbonte sa i gjithe lokali( qe nuk ishte i madh) reagoi. Ky zotria , i cili e kuptoi reagimin, i thote personit qe takoi "me mburrje" e qe ta degjonin dhe te tjeret ;" kam gjashte muaj pa u lare..."

Se cfare donte te tregonte e di ai. U degjua te permendte "hipi" ( ne ate kohe mbante dhe vath) por ne fakt dukej se thjesht donte te justifikonte eren e keqe.

Ky na flet per te bukuren dhe per pastertine , por harron qe disave edhe pse jane bere milionere, veshin kostume firmato, e lyen me parfume te shtrenjta, era e keqe nuk ju iken kurre.

 

 

 

 

Të fundit