Flash News

KRYESORE

“Kam ardhur te njerëzit e mi”, i riu nga Hasi arrestohet në Krujë: Godet policin, pasi i kërkoi autorizimin

“Kam ardhur te njerëzit e mi”, i riu nga Hasi arrestohet

Një 32-vjear nga Hasi është arrestuar në Krujë, pasi u ndalua dhe konstatua se nuk kishte autorizim për lëvizje. Shtetasi me inicialet G.S., u ndalua nga patrulla e policisë e cila pas verifikime konstatoi se i riu nuk kishte aturizim për lëvizje. Ndërkohë, gjatë verifikimit të gjeneraliteteve, 32-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. “

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbatimin e masave, me qëlllim parandalimin e përhapjes së COVID -19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes për këmbësorët, kanë ndaluar për kontroll të lejes së daljes, shtetasin G. S.

Ky shtetas nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.nNë përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 32 vjeç, banues në Has, i cili pretendonte se kishte ardhur te disa njerëz të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit