Flash News

KRYESORE

"Kam bërë gabime". Spoti i ri i Bashës kopjon Trumpin: shqiptarët të parët

"Kam bërë gabime". Spoti i ri i Bashës kopjon Trumpin:

Kryetari i PD Lulzim Basha ka hedhur në faqen zyrtare në Facebook një spot që është pjesë e një fushate të re 'publicitare' që kur komunikimin e tij publik e mori përsipër një firmë izraelite me asistencën e disa agjentëve lokalë.

Hashtagu i spotit të ri është #PotëDëgjoj, por ajo që duket e njohur është fraza 'shqiptarët të parët', që tingëllon e dëgjura për këdo që kujton fushatën për president të Donald Trump "Amerika e para" (America first).

Nuk është imitimi i parë që Basha i bën Presidentit amerikan, sepse gjatë kohës së 'Çadrës së Lirisë' ai krijoi logon MAGA që ishte përsëritje e përpiktë e sloganit të Trump 'Make America Great Again'.

Në videon e re të spotit, kryetari i PD shfaqet duke takuar apo ecur me njerëz të brezave apo profesioneve të ndryshëm, pjesë e tureve që ai ka bërë nëpër Shqipëri.  Kryetari i partisë më të madhe në opozitë pranon gjatë këtij spoti se ka 'bërë edhe gabime', një taktikë e njohur në komunikimin politik për t'u shfaqur para publikut si 'i penduar' dhe 'i përunjur'.

Të fundit