Flash News

KRYESORE

"Kam dhimbje fyti, ndjesë shokëve për bezdisjen", flet futbollisti me Coronavirus

"Kam dhimbje fyti, ndjesë shokëve për bezdisjen", flet

Manolo Gabbiadini ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, por nuk trembet aspak. Ai e di se do ta kalojë shpejt këtë virus dhe se një futbollist profesionist ka imunitet të fortë për ta përballuar pa dhimbje.

Sulmuesi i Sampdorias, i kontaktuar nga “Il Secolo XIX”, ka treguar gjendjen e tij shëndetësore dhe u ka kërkuar falje atyre që e rrethojnë, edhe pse në fakt nuk ka asnjë faj, sepse Coronavirus nuk zgjedh.

“Nuk kam as temperaturë, vetëm pak dhimbje fyti. Të shohim se si do të shkojë gjendja. Më vjen keq për bezidsjen apo shqetësimin që mund t'u kem shkaktuar njerëzve pranë meje", ka thënë Gabbiadini.

Daniele Rugani është një tjetër lojtar me Coronavirus. Ai është mbrojtës i Juventusit. Fiorentina dhe bardhezinjtë janë futur në karantinë.

Të fundit