Flash News

KRYESORE

“Kam emra ish-ministrash e deputetësh”, gazetarja Klodiana Lala flet për përgjimet e blerjes së votave

“Kam emra ish-ministrash e deputetësh”, gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala e cila ka bashkëpunuar me  “Zërin e Amerikës” për nxjerrjen e përgjimeve të blerjes së votave gjatë zgjedhjeve të 2017-s në Lezhë, Durrës, Kavajë e Dibër, ka dhënë detaje për investigimin.

E ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, Lala sqaroi se ka fituar një projekt investigues nga BIRN për çështjet e krimit të organizuar.

Por përgjimet tha ajo tregojnë edhe për shit-blerjen e votës në Dibër ku janë të përfshirë polikanë të rangut të lartë, deputetë, apo ish-ministra. Lala tha se nuk i përmend emrat, për sa kohë nuk ka ende dokumente që vertetojnë këtë skandal edhe në Dibër.

Kujtojme që në përgjimet e prokurorisë, publikuara nga ‘Zëri i Amerikës’, ka emra personash me precedentë penalë, të cilët flasin për dreka me Vangjush Dakon e blerje votash.

Të fundit