Flash News

KRYESORE

‘Kam frikë të fle natën’, personi që kërcënoi djalin e kreut të LDK-së tregon kush fshihet pas

Pas publikimit të mesazhit kërcënues që djali i kryetarit të LDK-së në Kosovë shfaqi në Facebook, ka reaguar personi që i adresoi mesazhin.

Për gazetën kosovare Isajderi, Bekri Kryeziu, emri i të cilit u bë publik nga vetë Besnik Mustafa thotë se nuk ka qenë ai që i ka adresuar kërcënimin dhe tregon se dikush i ka keqpërdorur profilin në Facebook.

Ai shton se dhe atë vetë e kanë kërcënuar.

“Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutem më ndihmoni, janë duke ma keqpërdor adresën e FB. Në emrin tim e kërcënojnë djalin e Isa Mustafës, unë nuk jam njeri që kërcënoj, unë nuk jetoj në Kosovës, unë jetoj në Zvicër. Ju lutem më ndihmoni, po më kërcënojnë edhe mua. Kërkoj falje publikisht edhe pse nuk kam qenë unë, ju lutem më ndihmoni. Un nuk kam kërcënuar, unë punoj furrtar natën, ditën kam pak kohë e shfrytëzoj me familje. Kam një djalë 13 muajsh e tash asht në gjumë, kam frikë me shku me flejt, po frikësohem”, ka thënë Bekri Kryeziu.

Të fundit