Flash News

KRYESORE

"Kam një nip parizian..." Besnik Mustafaj, ish-ambasador në Paris: Si e përjetova djegien e Notre Dame

"Kam një nip parizian..." Besnik Mustafaj, ish-ambasador në

Besnik Mustafaj, shkrimtar, që ka shërbyer për një mandat të plotë si ambasador i Shqipërisë në Paris, thotë se djegia e katedrales Notre Dame ishte 'si të shkrumbohej diçka e shtrenjtë që më përkiste mua'.

Ish-Ministri i Jashtëm shprehet se, ndër të gjitha qytetet e botës, pas vendlindjes së tij, Bajram Currit, dhe Tiranës, me Parisin ka lidhjen më të fortë shpirtërore dhe kulturore.

Mustafaj i tha Politiko se Katedralja Notre Dame është mishërimi i shpirtit të bukur, të ndjeshëm dhe madhështor të Parisit.

"Jam i lumtur që e keqja e madhe u shmang. Dhe ky tempull unik adhurimi të dyfishtë, fetar dhe letrar, do të bëhet përsëri siç ka qenë", shton shkrimtari.

Mustafaj e shpjegon kështu lidhjen me Parisin:

"Jo vetëm pse jam i shkollës frankofone, jo vetëm pse përkthimet e para të veprës time letrare janë në Paris, jo vetëm pse karrierën si diplomat e kam filluar pikërisht në Paris, jo vetëm pse në Paris kam kaluar me familjen pesë vjet nga më të bukurit e jetës time, por mbi të gjitha se unë kam tashmë edhe një nip parizian, Gjergjin gjashtëvjeçar".

Një prej djemve të shkrimtarit Mustafaj është martuar me një grua franceze dhe jeton ne Paris./ Politiko.al

Të fundit