Flash News

KRYESORE

“Kam një vajzë të mitur”, si doli nga burgu Ermal Hoxha, gjyqtarja që i refuzoi kërkesën e parë për ulje dënimi

“Kam një vajzë të mitur”, si doli nga burgu Ermal

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha ka lënë qelinë e burgut. Sipas gazetës ‘Panorama”, Gjykata e Fierit ka vendosur të pranojë kërkesën e tij për lirim me kusht, pas kërkesës së depozituar prej tij që në verë. Ai u dënua nga gjykata me 6 vjet e 8 muaj burg, por duke qenë se ka qëndruar për një kohë të gjatë në paraburgim, Hoxha e ka shlyer një pjesë të dënimit.

Kërkesa e tij u shqyrtuar nga gjyqtari Piro Sota më 20 gusht të këtij viti. Ndërkohë, vendimi u mor më 13 shtator, kur Hoxhës i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj për të shlyer dënimin.

“Panorama” mëson se ai kishte kërkuar edhe më herët që të përfitonte uljen e dënimit. Ai i ishte drejtuar gjykatës edhe në muajin mars, por gjyqtarja Marsela Dervishi e ka vlerësuar si të papranueshme kërkesën e Hoxhës për ulje me 90 ditë të dënimit.

Pas tërheqjes nga kërkesa e parë, ai ka paraqitur edhe një kërkesë të dytë, duke argumentuar me faktin se ka një vajzë të vogël, si dhe ka kërkuar të merret parasysh edhe sjellja e tij në paraburgim.

Ermal Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’.

Operacioni ‘Xibraka’ u zhvillua katër vite më parë në Elbasan, ku më 14 Janar të 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë të cilët sipas hetimeve merreshin me përpunimin e kokainës dhe pse në Shqipëri e kishin mbërritur me leje pune dhe si futbollistë.

Të fundit