Flash News

KRYESORE

“Kam nxjerr fakte me prova zyrtare”, kërcënohet me jetë koleksionisti i njohur në Korçë

“Kam nxjerr fakte me prova zyrtare”, kërcënohet me

Është kërcënuar me jetë koleksionisti i njohur në Korçë, Gjergji Thimo. Ai ka deklaruar se dy persona i kanë shkuar në galerinë e tij dhe e kanë kërcënuar se do ta vrasin.

Në një prononcim për ‘Ora News’, Thimo ka treguar se kërcënimi ka ardhur pasi ka denoncuar me prova dhe fakte vjedhjen e veprave të artit.

“Jeta ime është në rrezik sepse kam nxjerr fakte me prova zyrtare për vjedhjen e veprave të artit.Me futën në burg padrejtësisht. Ndërsa tani kërkojnë të më vrasin. Kërkoj mbrojtje nga Ambasada amerikane”, është shprehur koleksionisti.

Në këto kushte, ai ka treguar se vazhdon të qëndrojë i ngujuar në galerinë e tij pasi aty ndihet më i sigurt për shkak se ambjenti është i monitoruar nga kamerat e sigurisë.

Të fundit