Flash News

KRYESORE

“Kam parë prova për Saimir Tahirin”, ish-ministri i përgjigjet Donald Lu: Në vendin tënd s’do guxoje të flisje

“Kam parë prova për Saimir Tahirin”, ish-ministri i

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur akuzave në distancë të ish-ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

Ky i fundit, disa muaj pasi të mbaronte mandatin si ambasador i SHBA i akredituar në Tiranë, deklaroi në emisionin ‘Opinion’ se ka parë prova për Saimir Tahirin, i akuzuar dhe nën hetim për përfshirjen e tij në grupin kriminal të Habilajve.

“Shikoni Saimir Tahirin, ish-Ministri i Brendshëm shumë i fuqishëm. Po hetohet dhe besoj se jemi pranë ndjekjes penale në këtë çështje.

Nuk jemi pranë përfundimit të çështjes, por është pozicioni i Qeverisë së SHBA dhe i Ambasadës së SHBA se çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencë provat e çështjes. Kemi parë tashmë në media shumë prova…” – tha ambasadori Donald Lu.

Ndërkohë sot, Tahiri i është përgjigjur duke i thënë se në vendin e tij nuk do mund të fliste për një çështje në hetim.

“Pa u menduar dy herë nuk do guxonin të flisnin në vendet e tyre për një proces ku heton prokuroria e prapë kanë folur. Tamam, si për ta bërë më të vërtet atë shprehjen ‘Shqipëri hesapi’. Kanë gënjyer aq shumë për mua përditë”, tha Tahiri.

Të fundit