Flash News

KRYESORE

“Kam pas gjet belanë me PS…”, Ndreu: Prej vitesh nën trysni nga akuzat

“Kam pas gjet belanë me PS…”, Ndreu: Prej vitesh

Deputeti socialisti Pjerin Ndreu, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 ka folur mbi akuzat e shumta të ngritura nga ish-kryeministri Sali Berisha, për trafik droge, përvetësim pronash, etj.

Ndreu tha se për vite me radhe është në një trysni të vazhdueshme, ndërsa shprehu se dhe me PS-në ka gjetur belanë, që ndikoi më pas në karrierën e tij si polic.

“Kam pas gjet belanë me PS dhe karriera ime policore është tronditur nga PS. Po nuk ka lidhje politike, nuk e kam kuptuar asnjëherë se pse jam gjetur unë si personi që duhet patjetër të jetë në qendër të goditjes. Dhe ç’kam dëgjuar për veten as në ëndrrat më të gjata të dimrit nuk më ka shku në mend t’i bëj” – u shpreh Ndreu.

Në vijim Ndreu u shpreh se akuzat në adresë të tij, kanë qenë nga më të ndryshmet ndër vite, duke nisur nga trafiku i drogës, tjetërsim tokash, por thekson edhe një herë se as në rrethin e tij familjar e as në kushërinjtë e tij, deri në brezin e tretë, nuk ka patur asnjë të dyshuar si kontingjent kriminal.

Duke komentuar foton e ish-kryeministrit Berisha, sipas të cilit deputeti i PS është fotografuar me një trafikant droge, Ndreu u shpreh se me personin në fjalë kanë qenë në një darkë, por s’mund t’i kërkojë atij dëshmitë e penalitetit.

Të fundit