Flash News

KRYESORE

“Kam pluhur në mushkëri”, Rama i premton ish-punonjësit të minierës, kërcënon me pushim nga puna

“Kam pluhur në mushkëri”, Rama i premton

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Has, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Ramës i kanë drejtuar disa pyetje punonjësit e minierave. Njërit prej tyre i kanë hequr sipas tij, padrejtësisht një pjesë të parave që i takon.

“Jam specialist i vogël i minierës. Në vitin 2015-2016 kam punuar në një firmë private për të ulur varfërinë. Jam takuar me zotin Klosi dhe me kordinatorin, ish-ministrin e shëndetësisë. Më ka dhënë një përgjigje jo të mirë. Ju nxorët faljen bashkë me Klosin, që do kthehet difrerenca për ata që janë ndal e nuk janë kthy. Unë shoh që nuk e pyesin shumë kryetarin e partisë”, u shpreh qytetari.

Kryeministri Edi Rama i premtoi punonjësit të bashkisë që rasti do të verifikohet dhe nëse i janë hequr padrejtësisht pjesa e parave që i takon, personi përgjegjës do të largohet nga puna.

“Ajo që duhet të bësh është ekzaktësisht të bësh atë që kanë bërë këto që janë këtu me mua. Sa të dalësh që këtu dërgoje kërkesën te “Shqipëria që duam” të marrësh atë që të takon. Ato që s’ta kanë dhënë, nëse  të takon do ikin nga puna”, tha kryeministri.

Më tej qytetari e pyeti dhe për statusin e minatorit. “Pikën e dytë që kam, unë e kam shkrirë jetën time në minierë dhe kam një kërkese për miratimin e statusit të minatorit. Se me  djersën e minatorit janë shkolluar të gjithë këta njerëz. Është tjetër të marrësh një pension që nuk mund ta përballosh. Jam shumë i rregullt dhe me ilaçe sepse kam pluhur në mushkëri”.

“Sa i përket statusit në po bëjëm një draft, ligj që e ka gjithë Europa për statuset, për këto profesione të vështira. Do ta çojmë në Parlament brenda nëntorit”, u shpreh kryeministri Rama.

Video minuta 41

Të fundit