Flash News

KRYESORE

‘Kam prova të reja’, Saimir Tahiri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

‘Kam prova të reja’, Saimir Tahiri në Prokurorinë e

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të paraqitet në orën 12:30 të ditës së sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Këtë herë, Tahiri ka zgjedhur vetë për të shkuar tek organi i akuzës pasi nuk ka një thirrje nga ana e hetuesve.

Vetë ish-ministri konfirmoi për gazetaren e News24 dhe BalkanWeb, Klodiana Lala, se do të paraqesë prova të reja. Tahiri do të shoqërohet nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Kjo lëvizje e ish-Ministrit të Brendshëm vjen vetëm pak ditë pasi gjykata vendosi zgjatjen e hetimeve edhe për tre muaj të tjerë në ngarkim të tij.

Ndërkohë, ditën e shtunë ishte parashikuar një konferencë për mediat e Saimir Tahirit, por që u anulua pas lajmi për dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Të fundit