Flash News

KRYESORE

“Kam punuar me këta burra dhe gra”, Basha ndalon protestuesit: Mos prekni asnjë efektiv policie

“Kam punuar me këta burra dhe gra”, Basha ndalon protestuesit:

Disa protestues të opozitës, kanë tentuar të hedhin shashka para Kryeministrisë dhe ndaj efektivëve të policisë. Situata është qetësuar pas thirrjes së kryetarit Lulzim Basha që u kërkoi të mos preknin asnjë policë, pasi kam punuar me ta, siç theksoi ai.

“Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë oficer policie. Vëllezër dhe motra, mos i prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: Rama Ik, apeloi Basha.

Ndërhyrja e tij bëri që situata të qetësohej dhe protestuesit të zhvendoseshin para godinës së Parlamentit. Eksponentë te opozites kane deklaruar shpesh se zemerimi i qytetareve eshte i larte dhe ka pasur raste kur ata nuk u jane bindur urdherave te tyre për tu tërhequr.

Të fundit