Flash News

KRYESORE

“Kam punuar zhigolo unë mi”, ndalohet profesori i muzikës në Fier pas skandalit në emisionin investigativ  

“Kam punuar zhigolo unë mi”, ndalohet profesori i muzikës

Një ditë pas publikimit të skandalit seksual të një mësuesi në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier, policia ka ndaluar 63-vjeçarin, Agron Bego.

“Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier.

Në përfundim të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit A. B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale”, sqaron policia.

Në skandalin e denoncuar profesori thërret në klasën e boshatisur nxënësen e tij me justifikimin se kishte bërë mungesa dhe më pas i kërkon të mbyllë derën me çelës.

Pasi e pyet nëse vajza ka kryer marrëdhënie seksuale, ai i tregon më pas se vetë ka punuar edhe si zhigolo në shtëpi publike .

Të fundit