Flash News

KRYESORE

“Kam që në mëngjes, edhe Enveri të takonte”/ Incident në takimin e Ramës, i moshuari largohet me forcë nga garda

“Kam që në mëngjes, edhe Enveri të takonte”/

Është shoqëruar me një incident takimi i kryeministrit Edi Rama sot në panairin e punës në Durrës.

Një i moshuar, me dokumente në duar ka tentuar t’i afrohet shefit të qeverisë, por nuk është lejuar nga punonjësit e gardës dhe rojet e sigurisë.

Sipas BW, qytetari i identifikuar si Avdyl Sula teksa tentonte t’i afrohej Ramës, është ndaluar nga forcat e sigurisë.

“Të lutem shumë. Dua ta takoj. Kërkoj një ndihmë. Kam që në mëngjes”, thotë i moshuari, i cili është marrë nga një punonjës policie. ‘BalkanWeb’ ka siguruar edhe pamje nga incidenti në fjalë, ku një tjetër qytetar shprehet se: “Edhe Enveri të takonte, Edi s’takon njeri”.

Të fundit