Flash News

KRYESORE

Kam qenë e varur nga droga, këngëtarja e njohur: Kam tentuar vetëvrasjen në moshën 7-vjeçare

Këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato është një ndër të paktët personazhe të njohur që preferon të flasë hapur për jetën dhe problemet e saj, ku së fundmi ka treguar se në moshën 7-vjeçare ka tentuar të vetëvritet.

“Kam kaluar shumë gjëra që nuk kam folur asnjëherë dhe nuk e di nëse do të flasë ndonjëherë. Por në moshën 7-vjeçare tentova vetëvrasje. E dija nëse do t’i jepja fund jetës do të mbaronin dhe dhimbjet”, ka thënë këngëtarja e ftuar në një emision televiziv.

 Më parë ajo ka treguar se ka qenë e varur ndaj drogës dhe për më tepër ka pasur dhe probleme me ushqimin, si pasojë e depresionit dhe ankthit të vazhdueshëm.

 Në turneun e fundit muzikor ajo ka ofruar për të gjithë fansat e saj terapi falas për shëndetin mendor.

Të fundit