Flash News

KRYESORE

"Kam qenë në gjendje kritike për jetën", deputeti Roshi tregon në Kuvend si e përballoi infektimin me COVID

"Kam qenë në gjendje kritike për jetën", deputeti

Deputeti i Opozitës Parlamentare, Enver Roshi, ka marrë pjesë në seancën e sotme plenare, ku ka treguar në Kuvend si e përballoi betejën me COVID.

Në fjalën e tij Roshi u shpreh se gjendja e tij ka qenë shumë kritike dhe se është mirnjohës për të gjithë ata që e motivuan për jetën.

Më tej ai bëri thirrje që politika të jetë me një zë në shërbim të qytetarëve dhe të dëgjojnë këshillat e profesionistëve lidhur me situatën pandemike në vend.

“Situata ime ishte shumë kritike. Mjeku më rekomandoi të flisja ulur. Shpreh mirënjohje për të gjithë ata që më motivuan për të jetuar. Jam shumë i emocionuar, sepse kalova një situatë të rëndë shëndetësore. Politika duhet të jetë me një zë në shërbim të qytetarëve dhe të dëgjojnë këshillat e profesionistëve. Ka ikur koha kur merreshin me llafe”, tha deputeti Roshi në Kuvend.

Të fundit