Flash News

KRYESORE

‘Kam rënë 12 kg’, gazetari publikon foton e Xhisielës para një viti me Lorik Canën: E katandisën në një vandak kockash

Xhisiela Maloku deklaroi mbrëmë në rrëfimin e saj se ka rënë plot 12 kg që nga muaji korrik, kur nisi e gjithë historia e kallëzimit penal ndaj ish-të dashurit të saj, Rexhep Rraja për veprën penale ‘dhunë’ dhe ‘përndjekje’.

Ajo tha se e ka përjetuar tej mase këtë situatë, e cila u bë mediatike që pas denoncimit në ‘facebook-un’ e ish-kryeministrit Sali Berisha, e më shumë e bujshme pas dëshmisë së ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu, tashmë i larguar nga Shqipëria bashkë me familjen.

Në këto kushte, ndikimi në shëndetin e saj ka qenë i theksuar, aq sa deklaroi se ishte dobësuar gjatë kësaj kohe plot 12 kg.

Por, si ka qenë Xhisiela, para se të përfshihej në gjithë këtë histori. Gazetari Armand Maho publikon një foto të Xhisiela të para një viti, ku pozon bashkë me ish-kapitenin e kombëtares, Lorik Cana, si dhe një foto të këtyre ditëve, shume ndryshe nga ajo që u shfaq mbrëmë në ekran.

“Kësaj vajzës i duhet marrë dëshmia kur të kthehet në gjendje normale!

Kur mos jetë më nën kërcënim, nën dhunën që e kishte katandisur në një vandak kockash.

Si në këtë foto me ish kapitenin e kombëtares të bërë rastësisht në avion, këtu e një vit më parë në gushtin e vitit 2017! Më dhimbset!”, shkruan gazetari.

Të fundit