Flash News

KRYESORE

"Kam vendosur të tregohem e sinqertë",- Olta Boka flet për lidhjen e dashurisë

Këtë pasdite, në “Rudina” në Tv Klan ishte të ftuar këngëtarja Olta Boka së bashku me vëllanë e saj.

Ata folën për projektin e tyre “Atij, asaj”, por padyshim jashtë vëmendjes nuk u la as jeta private e artistes.  Këtë verë në medien rozë u publikuan foto të Oltës dhe të dashurit të saj. Portalet folën shumë për lidhjen e këngëtares duke arritur deri të identiteti i partnerit të saj, Iv Rrokaj, djali i deputetit të LSI-së,, Shezai Rrokaj. Për ta u fol gjithashtu se kishin bëra plane edhe për dasmë, por asgjë nga këto nuk u mohua apo pohua nga këngëtarja.

Sot Olta u shpreh se nuk dëshiron të flas fare për jetën e saj private duke e përdorur këtë si një armë për të qenë në qendër ë vëmendjes pasi beson në aftësitë e saj si artiste. Këngëtarja e pranoi se ishte në një  lidhje dashurie, por u shpreh se dëshiron të respektojë partnerin e saj për aq kohë sa ai nuk dëshiron të jetë një peron i njohur për publikun.

“Mua më pëlqen të jem e sinqertë dhe jo vetëm me familjen, por kam zgjedhur të jem e sinqertë edhe me publikun. Është mësuar se unë tashmë jam në një marrëdhënie dhe kam treguar që jam në një marrëdhënie. Por sa u përket detajeve, nuk kam dashur të flas, duke respektuar partnerin që kam në krah dhe disa parime që kam unë si artiste. Pavarësisht kureshtjes, mendoj që do të ishte më e shëndetshme nëse respektohet kjo pjesë…” – tha Olta ndër të tjera

 

Të fundit