All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Kam zbuluar një mënyrë për të mashtruar diplomatët! Unë iu them të vërtetën dhe ata nuk më besojnë kurrë!”

“Kam zbuluar një mënyrë për të mashtruar
All - Paragraf - 1

Gentian Gaba

All - Paragraf - 3

Cavour, Kryeministri i parë i Italisë së bashkuar, dikur ka thënë: “Kam zbuluar një mënyrë për të mashtruar diplomatët! Unë iu them të vërtetën dhe ata nuk më besojnë”. Një thënie emblematike për këtë kategori profesionistësh, që popullon arenën ndërkombëtare nga kohë shumë të largëta, dhe të njohur për një cilësi në veçanti: natyrën mosbesuese. Diplomatët, ose si i quajmë ne “ndërkombëtarët” (një emërtim “Made in Albania”?!), nuk janë ëngjëj. Nuk kanë rënë nga qielli në këtë cep të Europës. Nuk janë as të këqij dhe as të mirë, janë thjesht burra dhe gra të dërguara këtu për të kryer një funksion, një punë. Disa e zhvillojnë atë në mënyrë të heshtur, disa të tjerë marrin përsipër detyra që nuk iu takojnë, si të bëhen deus ex machina në jetën politike të vendit. Qëndrimet që dy selitë diplomatike, ajo e BE-së dhe ajo e SHBA-së, mbajtën mbi interpretimin e Kushtetutës dhe protestat, hyjnë pikërisht te rasti i dytë. Lu dhe Vlahutin kanë marrë përsipër të jenë, me çdo kusht, kumbarët e Reformës në drejtësi; dhe çdo gjë tjetër, qofshin këto protesta apo shkelje të Kushtetutës, spastrohen nga një raison d'État që nuk mund të jetë e jona. Për hir të këtij arsyetimi, ambasadorët, lejojnë shkelje për të cilat në shtetet e tyre nuk ëshë flakur thjesht një këpucë apo një flakadan, por janë zhvilluar kryengritje. Kjo është tanimë një histori e vjetër për ne, dhe këtë histori Rama di ta lexojë shumë mirë, madje ia lexon shqiptarëve sikur të ishte një ninullë pas një ëndërre të keqe. Por jo gjithmonë ka qenë kështu. Dikur, kur palët ishin në pozicione të kundërta, dhe dëshira për pushtet e mazhorancës aktuale ishte më e fortë se dashuria për vendin, deklaronin se “Nuk e japim Fierin për Brukselin”, dhe thurnin telenovela me Griseldën e rrëmbyer (eh, kohë epike për politikën!). Sot, mazhoranca duket se është goditur nga një amnezi. Ka ndërtuar, edhe me ndihmën e ekspertëve që dalin nëpër ekrane dhe portale, një histori të bukur për të polarizuar mendjen e shqiptarëve. Historia është, pak a shumë, e përmbledhshme në pak rreshta: “Nuk ka budalla që të mendojë se BE dhe ShBA do të lejojnë kapjen e drejtësisë nga mazhoranca”. Pra, Rama vendos veten në krah të perëndimorëve, dhe gjithë ata që nuk e mendojnë si ai, kundër tyre ose kundër vetting-ut, pra një kthim te parulla e vjetër: armiq të popullit. Vërtet, të gjithë ata që nuk tolerojnë dot shkeljen e Kushtetutës janë armiq të shqiptarëve? Vallë të gjithë ata që kërkojnë një Kryeprokuror që kalon vettingun, janë të kapur nga frika e vetting-ut? Po Rama pse nuk ka frikë? Ai nuk është i shenjtë, është një politikan që ka 20 vite në moçalin e tranzicionit shqiptar, dhe qoftë edhe shelegu më i pafajshëm i kësaj tufe; nuk mund të jetë as pa njollë dhe as i pa kapshëm nga drejetësia (mjaftojnë kronikat e katër muajve të fundit si ilustrim i ligjshmërisë së katër viteve të shkuara, e jo më tre mandate në krye të një prej kryeqyteteve më të korruptuara në Europë). Rama nuk ka frikë sepse ka kuptuar diçka shumë të trishtë për këtë vend, dhe e përdor për interesat e tij. Është fakti që në Shqipëri nuk ka më qytetarë të interesuar për demokracinë, përveç atyre që u “tundën” nga shoqëria civile në çadrat e vetting-ut, dhe ata që protestonin me ambasadorin Lu përsëri për Reformën në drejtësi. Gjithë të tjerët janë në shtëpi, në punë ose në kafene. Në këtë situatë fituesi është, dhe do të mbetet, ai që ka kuptuar si shkohet në shfaqje, si komunikohet me militantët, dhe mbi të gjitha çfarë duan të dëgjojnë ambasadorët e huaj. Prandaj, dje, pas përdhunimit të Kushtetutës, Rama doli dhe iu tha qytetarëve (nënteksti i fjalimit ishte ky) nëse keni mendim ndryshe nga yni jeni budallenj, sepse kështu më duan ndërkombëtarët mua! Sakaq ambasadorët, deri sa ne të jemi në shtëpi, në punë ose në kafe, do të luajnë rolin e qytetarëve, politikanëve dhe prokurorëve. Në fund të fundit ne dështuam në ndërtimin e një demokracie europiane, dhe do të kemi një stabilokraci ndërkombëtare. Nuk është shumë, por nuk është edhe pak, për një popull që fle!

Të fundit