Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kambana që bie për Universitetin publik; përtej duelit Fuga-Çili
Alfred Lela
Universitet i Tiranës, ai që njihet si Publiku, apo 'shtetërori' nga një grup njerëzish kritikë me performancën apo statusquo-në e tij, i ka hutuar mbështetësit, Profesoratin dhe dashamirët, dhe j'ua ka shkëlqyer një sy të keq kritikëve.
Pas hulumtimit të QAA (Quality Assurance Agency), një agjensi britanike, ka rezultuar se standardet e Universitetit të Tiranës nuk janë arritur plotësisht (not fully met). Dy njësitë që vuanin më shumë, sipas raportit, ishin 'menaxhimi' dhe 'mësimdhënia'. Jo rastësisht, këto kanë qenë edhe dy targetet ku kritikët e sistemit arsimor publik/shtetëror kanë adresuar shigjetat e tyre.
Britanikët, me sa duket, u kanë dhënë të drejtë.
Mediat u kanë kushtuar vëmendje sipërfaqësore, me cektësinë e zakonshme, e cila mjafton aq sa për të rritur kuotën e klikimve por, dy ngjarje, jo dhe aq episodike, e përshkruajnë atë që 'zbardhet' në raportin e agjensisë britanike.
I pari dhe më i rëndi janë zgjedhjet për hierarkinë e Universitetit publik. Një teknikë, le të themi putiniane apo erdoganiane, është shpërfaqur në metodologjinë 'elektorale' të Universitetit të Tiranës. Dekanët kanë ndërruar vendet me rektorët, në një rotacion pushteti akademik që, edhe në qoftë organik, lë megjithatë një shije të keqe.
Nuk ka përtuar, dhe as është turpëruar, për ta imituar këtë formë as Akademia e Shkencave, e cila vetëm pak javë më parë i dha opinionit të interesuar një shfaqje groteske, ku kryetari 'zbriste' si nënkryetar dhe ky i fundit 'ngjitej' në postin më të lartë. Në lëvizje të tilla bashkohen, me qejf dhe pa qeder, atrofizimi mendor dhe sharlatanizmi intelektual e njerëzor.
Një tjetër episod, më me ngjyra, por jo aq i rëndësishëm sa i pari, e megjithatë ilustrues, është konflikti i Rektorit të Universitetit të Tiranës me kancelarin e institucionit për 'makinën e ndërmarrjes'. Në shamatë u ngatërruan shoferi, çelësat, tallonat e naftës, madje edhe një ndalim policor, e gjepurina të tjera joakademike.
Po merrem vetëm me një majë ajsbergu të shfaqur në shtyp, dhe që shpjegon labirintin menaxherial dhe imazhin publik të Universitetit (publik), kornizuar shkurt nga britanikët si 'partially met', apo 'pjesërisht të arrira' në shqip.
Me Profesoratin dhe cilësinë e mësimdhënies nuk dua të merrem, ngaqë një grusht njerëzish që njoh, ish-pedagogë të mitë dhe lektorë aktualë në Universitet, kanë aftësi pedagogjike dhe spesor intelektual të tillë, që nga çdo agjensi, shqiptare a e huaj, do të merrnin vlerësimin 'fully met'. Ka me siguri sharlatanë që hiqen si pedagogë në atë Universitet (dhe në çdo tjetër për atë punë), por për hir të të parëve nuk dua të flas për të dytët.
Sigurisht, jo vetëm për një motivim personal e bëj këtë. Mendoj se Profesorati nuk është burokraci dhe nuk kërkon mundim dhe as kohë për të bërë një filtrim (mjafton një konkurs dhe një sondazh). Vështirësia e madhe gjendet te hallkat e ndryshkura, të lidhura mbi Universitet që nga komunizmi, dhe që shfaqen te aparati burokratik, disa mendësi, etj. Kjo është një betejë e gjatë, që nuk fitohet as në një vit dhe as me 365 kritika.
Ky shkrim është, të paktën për të thënë se ajo këmbanë që ra për Universitetin e Tiranës (ku kemi marrë një diplomë dhe e duam, edhe si fakt edhe si kujtim) është dëgjuar.
Për të thënë gjithashtu se debati për Universitetin nuk mund të kuptohet vetëm në duelin, aspak të heshtur, mes 'shenjtit' të publikes, Artan Fuga dhe 'Judës' së privates, Henri Çili. Edhe pse dueli duket për jetë a vdekje, jeta dhe jo vdekja, si e publikut ashtu dhe e privatit, i bën mirë interesit publik. Universiteti i Tiranës, me gjithë të metat dhe 'cenet ideologjike' të shumicës së jetëshkrimit të vet, përbën atë që mund të quhet traditë e arsimit dhe kulturës universitare dhe akademike shqiptare. Nuk mund ta zhdukim dhe as duhet zhdukur. Edhe pse është një traditë me themele të një të majtizmi të vjetër e kronik, është gjithsesi një traditë, e cila është një themel i së djathtës (tradita vetë).
Universitetet private, një pjesë e mirë e të cilave kanë marrë nota të mira apo shumë të mira, duke ia 'marrë në kthesë' publikut, sjellin në arealin e arsimit shqiptar dafinën e garës, të konkurencës, të shpirtit të kapitalizmit dhe lirisë. Ta kuptojmë këtë, pavarësisht çdo prirjeje ideologjike apo zemërimi.
Shpresoj që profesor Fuga, një avokat pro bono i Publikut, ta ketë dëgjuar këtë kambanë dhe t'i bjerë edhe asaj; pavarësisht se ndonjë notë duket si muzikë elegjiake për Universitetin publik.
Diçka nuk shkon në të. Eshtë mirë, dhe është koha, që të mos bëhet 'gjithçka'
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38