Flash News

KRYESORE

Kambanat e Notre Dame kanë rënë edhe 'shqip'. Ish-Ambasadori kujton meshët në gjuhën tonë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Paris, Ylljet Aliçka, për rastësi (fatkeqe apo fatlume), ndodhet në kryeqytetin francez për të promovuar librin e tij në frëngjisht 'Valsi i lumturisë'. I kontaktuar me telefon nga Politiko, Aliçka sjell dy kujtime të bukura që e bëjnë edhe 'humbje' shqiptare djegien e Katedrales Notre Dame.

"Këmbanat e katedrales kanë tingëlluar dy herë shqip", kujton ish-ambasadori. Herën e parë një të diel të vitit 2008, kur 'çonte meshë' një prift nga Shkodra. Hera tjetër ka qenë më 'cerebrae', kujton Aliçka duke qenë se mesha u mbajt për nder të Nënë Terezës, u cila u propozua për shenjtërim pas lumnimit nga Kisha Katolike Romane.

Shkrimtari Aliçka rrëfen për Politiko.al se ndodhet në Paris ku ka kaluar vite të bukura. Kësaj radhe me ndjenja të përziera: trishtimi për djegien e një prej simboleve të qytetërimit perëndimor dhe gëzimi për botimin në frëngjisht të romanit të tij./ Politiko.al

[caption id="attachment_215672" align="alignnone" width="1164"] British writer of crime and detective fiction, Dame Agatha Christie (1891 - 1976). (Photo by Walter Bird/Getty Images)[/caption]

Të fundit