Flash News

KRYESORE

Kamberi tregon planet e Rejës, flet dhe për Zvicrën

Kamberi tregon planet e Rejës, flet dhe për Zvicrën

Sulmuesi Florian Kamberi u grumbullua nga trajneri Edy Reja në ndeshjet kundër Andorrës dhe Francës, por nuk ia doli të debutonte. Ai nuk mori dokumentacionin e plotë nga Zvicra dhe në një intervistë për mediet skoceze sqaroi gjithçka.

"Isha planifikuar si titullar ndaj Andorrës dhe do të luaja një pjesë loje me Francën. Zvicra duhej të dërgonte disa dokumente dhe nuk e bëri këtë gjë, sepse njerëzit përgjegjës ishin larguar me ekipin Kombëtar. Nuk e di saktësisht se cili ishte problem.

"Thjesht dija që dokumentet nuk ishin gati. Kjo ishte diçka që më mërziti, por gjithsesi jeta vazhdon. U zhgënjeva, por isha me ekipin kombëtar. I takova të gjithë dhe ishte një javë e mirë. Shpresoj të rikthehem sërish vitin tjetër", - tha ai.

Të fundit