Flash News

KRYESORE

Kamela Islamaj kundër Këngës Magjike: Nuk shkel kurrë aty, s’më kanë vlerësuar!

Ndonëse ‘Kënga Magjikë’ është cilësuar si ndër festivalet më të mira për promovimin e krijimeve artistike, kjo gjë nuk mund të thuhet për këngëtaren Kamela Islamaj.

Kjo e fundit, e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ka deklaruar se nuk do të marr pjesë më në festivalin që drejtohet nga Ardit Gjebrea, derisa artistët të vlerësohen sipas meritave.

“Nëse i ke parë përgjithësisht festivalet tona, ka shumë pakënaqësi, m’i dha pikët ky, s’mi dha pikët ai. Po flasim për Këngën Magjike”, tregon Kamela, e cila shton: “Nuk e di, është formula e tyre, personalisht nuk mendoj se do e kisha bërë një gjë të tillë!”

“Deri në momentin që do shoh një ndryshim apo di shoh se vlerësohem si këngëtare nuk do të marr pjesë! Për aq kohë sa kam marrë pjesë, jam ndjerë e pavlerësuar, në momentin që ndihem e pavlerësuar, nuk shkoj!”, ka treguar Islamaj.

Të fundit