Flash News

KRYESORE

‘Kamera, show, ERTV’, Salianji nxjerr videon: Rama dje bëri propagandë me fatkeqësitë e qytetarëve të Thumanës

‘Kamera, show, ERTV’, Salianji nxjerr videon: Rama dje bëri

Ish deputeti demokrat Ervin Salianji shkruan se kryeministri nuk po ofron zgjidhje reale për shqiptarët, por vetëm shoë e propagandë në ERTV.

Ai ka postuar një video në Facebook, ku shfaqet kryeministri Rama gjatë një vizite në Thumanë, ku thekson se do punohet edhe me katër turne për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive.

Nga ana tjetër, Salianji shfaq pamje të ndërtesave të shkatërruara, duke thënë se Rama nuk bën asgjë, vetëm propagandë.

Dje bënte propagandë me fatkeqësitë e qytetarëve të Thumanës, të cilët që pas tërmetit shkatërrimtar kanë mbetur pa shtëpi, ditën tjetër asgjë nuk ndryshon.

Asnjë tullë nuk vihet për muret e shtëpive të pabanueshme, asnjë tjegull për t’u siguruar një çati mbi kokë. Ndihmat nuk ekzistojnë dhe familjet vijojnë të enden rrugëve!

Shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje reale jo për të luajtur role të denja për teatër në kurriz të fatkeqësive të familjeve shqiptare!”, shkruan Salianji.

Të fundit