Flash News

KRYESORE

Kamëz/ 30 mijë anëtarë të Aleancës së Qytetarëve do të monitorojnë zgjedhjet

Aleanca e Qytetarëve në Kamëz dhe Paskuqan është zotuar se do të monitorojë zgjedhjet e 30 qershorit. Xhelal Mziu, Kryetar i PD në Kamëz, ka organizuar një takim të zgjeruar me strukturat drejtuese të degëve të PD-së Kamëz dhe Paskuqan. Qëllimi i takimit është që të mbrohet vota e lirë deri në sekondën e fundit, që të mos lejohet një proces “Farsë” dhe votime si në kohën e Enver Hoxhës.

Bëhet e ditur se më shumë se 30 mijë anëtarë të Aleancës së Qytetarëve në Kamëz dhe Paskuzan do të jenë në këto 48 orë për të monitoruar dhe protestuar për një proces me votime “Monopartiake”. Mziu u bëri thirrje qytetarëve të Kamzës: “Përgatituni për zgjedhjet lokale në respektim të Dekretit të Presidentit të Republikës, më 13 Tetor 2019!

Të fundit