Flash News

KRYESORE

Kamioni godet makinën me targa greke, humb jetën shoferi

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi është sot, kësaj here në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas të dhënave të para, një kamion ka goditur një automjet me targa greke dhe për pasojë, shoferi i këtij të fundit ka ndërruar jetë.

“Më datë 03.10.2019, në orën 12.30, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, janë përplasur mjeti tip “Benz” (me targa greke), me një mjet tip kamion, me drejtues shtetasin F.M, 47 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, tip “Benz” (ende i paidentifikuar). Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit”, sqaron policia paraprakisht.

Ky është aksidenti i dytë i shënuar sot, pas përplasjes së një trajleri me një autobus në aksin Librazhd Qafë Thanë ku humbi jetën një grua e moshuar.

Të fundit