Flash News

KRYESORE

Kamioni përplaset me ‘Ford-in’, humb jetën një person, një tjetër në gjendje të rëndë

Kamioni përplaset me ‘Ford-in’, humb jetën një

FOTO ILUSTRUESE

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin Blesh-Peqin.

Sipas të dhënave të para, një kamion është përplasur me një automjet tip ‘Ford’ në afërsi të fshatit Pekisht. Për pasojë, ka ndërruar jetë 43-vjeçari L.Ç, i cili ishte pasagjer në mjetin tip ‘Ford, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shoferi, 31 vjeçari A.K.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat shoferin e kamionit, D. M 52 vjeç.

Të fundit