Flash News

KRYESORE

Kamionistët e Vlorës në protestë: Të rihapet porti; PD: Qeveria i la në rrugë

Kamionistët e Vlorës në protestë: Të rihapet porti; PD:

Ish deputetja demokrate, Nada Meçorapaj ngre shqetësimin për punonjësit e Portit të Vlorës që prej tre muajsh nuk punojnë në portin e qytetit të tyre për shkak të pandemisë.

Ajo përcjell në Facebook, deklaratat e tyre që kërkojnë që qeveria të mendojë edhe për ta pasi po detyrohen të shkojnë në portin e qytetit të Durrësit, duke theksuar se edhe Vlora ka portin e saj dhe është shpallur zonë e gjelbër ndaj pandemisë.

Ish deputetja akuzon qeverinë për mungesë papërgjegjshmërie dhe arrogance ndaj qytetarëve.

Reagimi i plotë

Perseri sot ne Vlore protestohet!

Shoferet e kamionave ka protestuar diten e sotme dhe paralajmerojne se edhe ne ditet ne vazhdim do te protestojne ne rast se qeveria nuk mer parasysh problemet e tyre. Prej afro tre muajsh ata nuk punojne sepse “ Porti i Vlores” eshte mbyllur per shkak te pandemise!

Te lene ne mes te rruges, ata sot shprehin indinjaten e tyre duke mare shkas edhe nga nje gafe e ministres Manastirliu, sipas se ciles “ Porti i Vlores” qenka i lidhur me ate te “Ankones”

Perpara se te leshojne deklarata boshe duhet te mendojne: ku do ushqehen keta njerez, sa familje mbajne me buke, ku do te shkojne,?!

Jane njerez punetor e te sakrifices, njerez qe i paguajne ketij shteti taksa, njerez te thjeshte e respektuar qe perballen me veshtiresite e perditshme per te perballuar jetesen e veshtire qe ky shtet ju ofron!

Cdo dite sa vjen e shtohet papergjegjshmeria e kesaj qeverie e cila braktis me perbuzje dhe arrogance cdo dite qytetaret e ketij vendi!

Të fundit