Flash News

KRYESORE

Kammenos zbut qëndrimin ndaj Shqipërisë: Të kemi marrëdhënie të mira

Kammenos zbut qëndrimin ndaj Shqipërisë: Të kemi

Ministri grek Panos Kammenos ka zbutur më në fund qëndrimin e tij ndaj Shqipërisë.

Në një konferencë shtypi në Selanik, ministri grek i Mbrojtje, Panos Kammenos, i pyetur nga gazetarët i është referuar deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Parlament, që cilësoi Greqinë në fjalimin e tij si një vend fqinj, me të cilin ka ende probleme të pazgjidhura.

“Me Shqipërinë do të donim të kishim marrëdhënie të mira. Nuk kanë asnjë arsye, as të na sfidojnë dhe as të shkaktojnë probleme te minoriteti grek. Kanë edhe ata interes, si një vend i NATO-s, të përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet me Greqinë”, është shprehur Panos Kammenos.

Pasi ka vlerësuar kreun e diplomacisë greke, Nikos Kotzias, si një nga ministrat e Jashtëm më të mirë të Greqisë, Kammenos ka theksuar se fqinjët e Greqisë duhet të izolojnë zërat dhe elementët ekstremistë.

Të fundit