Flash News

KRYESORE

Kampet e refugjatëve, ish-ministri: Jam tërësish në një mendje me Majkon, mbetet që Rilindja të bjerë dakort me këtë qëndrim

Kampet e refugjatëve, ish-ministri: Jam tërësish në një

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vlerësuar qëndrimin e shprehur nga Pandeli Majko sa i takon çështjes së ndërtimit të kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

Manjani thotë se është tërësisht në një mendim me Majkon teksa shton se mbetet që Rilindja të bjerë dakort me këtë qëndrim të përgjegjshëm.

“Respekt për qëndrimin prej shtetari të përgjegjshëm të zotit Pandeli Majko!

Ashtu është: më mirë pa ftesë për negociata sesa shndërrimi i vendit në pikë grumbullimi refugjatësh!

Ashtu është: siguria e kombit Shqiptar vihet në rrezik serioz!

Jam tërësisht në një mendje me Pandin!

Mbetet që Rilindja të bjerë dakort me këtë qëndrim të përgjegjshëm!!”, shkruan Manjani në rrjetin social Facebook.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko u shpreh se nëse europianët vendosin kush kampin e refugjatëve për hapjen e negociatave për Shqipërinë atëherë më mirë që ‘ftesa” të mos vijë!

Të fundit