Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kampi i refugjatëve në Shqipëri, reagon Rama: Po pse 600 mijë dhe jo 1 milion?
Kampi i mundshëm i refugjatëve që mund të ngrihet në Shqipëri ka ngjallur debate të shumta. Vetëm pak minuta më parë ka reaguar kryeministri Edi Rama në një shkrim të gjatë në Facebook.
Kryeministri shkruan se “as teorikisht e jo me praktikisht, nuk ekzistojnë në asnjë pikë të planetit, jo 600 mijë ushtarë të ISIS-it që presin avionët për t’u nisur për në Shqipëri, po as 600 mijë refugjatë të zakonshëm që mund të mblidhen e të spostohen si të ishin robër lufte, drejt një vendi të vetëm, lëre pastaj drejt një vendi të vogël sa Shqipëria”.
Më tej duke ironizur Rama shkruan, “po pse 600 mijë dhe jo 500 mijë apo fundja pse jo 1 milionë?”.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
LUFTA E ESADISTEVE KUNDER NEGOCIATAVE DHE 600 MIJE FANTAZMA PER TE PERMBYSUR QEVERINE
Shqipëria ka parë e dëgjuar shumë në këto thuajse 30 vjet zhvillime demokratike, ku liria e Fjales dhe e Shtypit, është kthyer shpesh në liri e Shpifjes ndaj Tjetrit dhe e Shtypjes të së Vërtetës. Në njëfarë mënyre, Shqipëria ka qenë djepi i “Fake Neës”. Ndaj shpërthimi i epidemisë së Lajmit të Rremë anembanë botës demokratike, e ka gjetur vendin tonë në krye të klasifikimit për prodhimtarinë e lajmeve të rreme! Nuk e di a e ka dikush tjetër shprehjen e vjetër popullore, shpif shpif se diçka mbetet, po mjafton të ndjekësh me shumë pak vëmendje, kuvendimin politik e mediatik në mexhelisin tonë, për ta parë këtë shprehje në veprim të përditshëm.
Qyshse Komisioni Europian rekomandoi pa kushte çeljen e negociatave me Shqipërinë, tërbimi epidemik i Lajmit të Rremë ka njohur një përshkallëzim intensiv dhe të trekahshëm. Lajme të Rreme për konsum të brendshëm, për eksport dhe për import. Gënje këtu, ik gënje jashtë shtetit, kthehu gënje me gënjeshtra të bëra andej e të sjella këtej. PD-ja e ka kthyer tanimë Lajmin e Rremë në vizion, mision, program dhe qëllim të ekzistencës së vet, madje duke mos u mjaftuar më me prodhimin e riprodhimin e Lajmit të Rremë thjesht me gojë, po duke u hedhur në veprim për ta krijuar Lajmin e Rremë me inskenime perverse. Babalja ishte një prodhim kuptimplotë i kësaj industrie të re të mashtrimit publik.
Terreni ynë mediatik ku fara e keqe e Lajmit të Rremë mbin e rritet pa asnjë problem dhe ku thuajse askush, s’gjen as kohë për ta analizuar dhe s’ka as gajle për ta mbjellë e ushqyer në parcelën e tij mediatike këtë farë të keqe, bën që pjelloria e kësaj mortjeje antidemokratike të jetë e lartë ndoshta si askund tjetër. Eshtë e qartë se pafuqia e PD-së për të sfiduar shumicën me ide, alternativa, skuadër e lidership për Shqipërinë, gjeneron përditë e më shumë dëshpërim dhe përpjekje të dëshpëruara për të helmuar e çoroditur opinionin publik. Dhe kjo rritje e pafuqisë dhe dëshpërimit, përkon me një periudhë kur vendit i duhej më shumë se asnjëherë unitet politik në raport me Europën. Në vend se në gjuhë të huaj ta mbronim me një zë Shqipërinë, jemi ndarë në një palë që mbron interesin strategjik të Shqipërisë për çeljen e negociatave dhe një palë tjetër, e cila i punon qindin Shqipërisë duke i’a vjellë në vesh tërë të zezat e mendjes, çdo deputeti europian që nuk i do negociatat me Shqipërinë.
Edhe pse kush i bie ndesh Shqipërisë në parlamente të vendeve europiane, nuk sheh përtej hundës së vet e nuk ka asnjë lidhje me të vërtetat e vendit tonë, po thjesht bën politikë të brendshme duke përdorur Shqipërinë, deri në sekondën e fundit ne do të luftojmë me të gjitha fuqitë që, në një formë a një tjetër, drita e 28 qershorit të jetë jeshile. Por asgjë nuk e shlyen dot nga ky proces turpin e esadistëve të rinj të Shqipërisë. Të cilët kanë hapur thesin e farës së keqe e po përpiqen të mbjellin e rrisin së fundi Lajmin e Rremë të 600 mijë sirianëve të ISIS-it që do mësyjnë në Shqipëri, në këmbim të çeljes së negociatave. Falë gatishmërisë së pasqyrave mediatike për ta reflektuar këtë broçkull kozmike, si një grimcë drite të thithur nga Dielli i të Vërtetës që u hidhet në sy njerëzve për t’i verbuar, ky Lajm i Rremë kaq monumental diskutohet, analizohet, komentohet e debatohet, si të ishte zbulimi i një konspiracioni, pazari, tradhëtie e me radhë.
E vërteta është se as teorikisht e jo me praktikisht, nuk ekzistojnë në asnjë pikë të planetit, jo 600 mijë ushtarë të ISIS-it që presin avionët për t’u nisur për në Shqipëri, po as 600 mijë refugjatë të zakonshëm që mund të mblidhen e të spostohen si të ishin robër lufte, drejt një vendi të vetëm, lëre pastaj drejt një vendi të vogël sa Shqipëria! Po pse 600 mijë dhe jo 500 mijë apo fundja pse jo 1 milionë? Sepse në një intervistë për një kanal gjerman, zv.ministri ynë i brendshëm, tha thjesht “Shqipëria ka strehuar 600 mijë refugjatë lufte nga Kosova” dhe hopa(!), ja ku doli shifra e pazarit të madh në këmbim të negociatave! E gjeti gurin budallai dhe e hodhi në lumë, duke turrur zhyt 100 të mençur për ta nxjerrë dhe tërhequr vëmendjen e tërë dynjasë, mbi një budallallëk me brirët si të kaprollit.
Që kjo histori është po aq e vërtetë sa ç’është e vërtetë që Babalja është një hero popullor i luftës kundër kriminalitetit, kjo nuk ka diskutim! Që as nuk e ka çuar askush nëpër mend të mbledhë 600 mijë refugjatë për t’i sjellë në Shqipëri, kjo nuk do as mend as kalem, po nga ana tjetër, është njëqind përqind e sigurtë se asnjëherë dhe askund, asnjeri nuk i ka kërkuar Shqipërisë, as zyrtarisht as me shaka, që të bëhet megapikë grumbullimi e refugjatëve të importuar nga tërë Europa! Që edhe sikur, ta zemë për një moment, se dikush në Europë do të çmendet e do të na e kërkojë një gjë të tillë, ne nuk mundet veçse ta refuzojmë me keqardhje të mirësjellshme, as kjo nuk ka se si të dojë diskutim.
Ama një pyetje mbetet: Mirë këta njerëz pa fe e as atdhe, që janë gati t’i hedhin në fytyrë të tilla bomba tymuese e helmuese qytetarëve të këtij vendi, po si ka mundësi që ka akoma njerëz në këtë vend që u besojnë këtyre të dëshpëruarve, të cilët po bëjnë çmos ta shqyejnë Shqipërinë në sytë e të huajve, ndërkohë që e shqyejnë përditë në sytë e shqiptarëve çdo normë, çdo vlerë, çdo parim e çdo dallim mes njeriut dhe çakallit?!
Lum Esad Pashë Toptani që pas 100 vjetësh vetmie të hidhur në varr, nuk është më pa pasardhës!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38