Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kampi i refugjatëve/ Paralajmëron ish-presidenti: Shqipëria rrezikohet nga terrorizmi, ka shumë të inflitruar
Mundësia e ndërtimit të një kampi masiv refugjatësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika ka përplasur liderët e politikës shqiptare dhe më gjerë.
Një ditë pasi presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani ka deklaruar zyrtarisht se është e mundshme që kampet e refugjatëve të ngrihen në Shqipëri ose në Maqedoninë Veriore, reagon ish –Presidenti, Bujar Nishani.
Ndërsa ka analizuar situatën aktuale në vend, Nishani paralajmëron se ngritja e një kampi masiv në tokën shqiptare do të ishte një kërcënim për qytetarët shqiptarë nga rreziku i sulmeve terroriste.
“Ndërtimi i një kampi masiv refugjatësh nga Siria dhe Iraku, ku mes tyre shumë të infiltruar me qëllim nga organizatat terroriste të ISIS dhe të tjerë do synojnë pikërisht atë që bënin më parë në Irak.
Duke synuar asgjësimin e pjesëtarëve të opozitës së lirë iraniane do të ekspozonin dhe qytetarët shqiptarë në rrezikun e krimeve terroriste”, shkruan ndër të tjera Nishani.
Shkrimi i plotë:
Përse nuk duhet të ketë kampe refugjatësh nga Siria dhe Iraku në Shqipëri ?
Të dashur miq, media zbuloj para pak kohësh se Shqipëria është ofruar të ndërtoj në territorin e saj kampe pritjeje dhe strehimi për refugjatët që vijojnë të largohen nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vende të tjera të atij rajoni.
Ky lajm ishte befasues dhe i pabesueshëm për çdo njeri normal në Shqipëri dhe Evropë.
Shqipëria një vend që prej pesë vitesh ka humbur mbi 400 mijë qytetarë të saj, të larguar në emigracion nga varfëria dhe mungesa e shpresës, në një valë të paparë që prej atij të fillim viteve ‘90 kur shqiptarët dolën nga diktatura gjysëm shekullore.
Shqipëria e kthyer prej tre vitesh në bazën e trafikut të kanabisit në Adriatik dhe trampolina e kokainës në Mesdhe, nga krimi i organizuar.
Shqipëria e shndërruar në shtetin me administratën publike më të korruptuar dhe partiake jashtë çdo kontrolli.
Shqipëria, shteti me policinë e tradhtuar dhe shkatërruar e cila nuk guxon të godasë krimin e lidhur me pushtetin dhe as të kontrolloj kufirin si domen i trafikantëve që kanë prodhuar vota të blera për pushtetin.
Këto e plot zullume të tjera që ja kanë kërrusur shpinën Shqipërisë tonë të dashur nga këta zullumqarë pushtetmbajtës, janë arsyet pse befasojnë e lënë pa fjalë çdo njeri normal nga aventurizmi pa kufi i kësaj qeverie.
Si në dhjetëra skandale të mëparshme edhe këtë rradhë, prej reagimit qytetar, qeveria nxitoj ta përgënjeshtroj lajmin.
Nuk vonoj shumë, përsëri e përsëri si në të gjitha komeditë e mëparshme qeveritare dhe “përgënjeshtrimit qesharak” të qeverisë i doli boja dhe u demontua.
Personalitete të larta të politikës gjermane konfirmuan zyrtarisht se : “Qeveria Shqiptare ka propozuar një kamp të tillë në Shqipëri dhe është vetofruar për këtë”.
E vërtet që shqiptarëve nuk ju ka munguar kurrë sensi i solidaritetit.
Zakoni i mikpritjes të kujtdo në nevojë, ka qenë bashkëudhëtar i tyre në tërë historinë e vet.
Kjo ka qenë dhe arsyeja që u pritën, akomoduan dhe mbrohen një numër i konsiderueshëm anëtarësh të opozitës së lirë iraniane të cilët sulmoheshin dhe ekzekutoheshin në mënyrë barbare, gra e fëmijë, në kampet e mëparshme në Irak.
Që prej vendosjes së tyre në Shqipëri jeta e tyre ka qenë e mbrojtur dhe e sigurt.
Pikërisht ndërtimi i një kampi masiv refugjatësh nga Siria dhe Iraku, ku mes tyre shumë të infiltruar me qëllim nga organizatat terroriste të ISIS dhe të tjerë do synojnë pikërisht atë që bënin më parë në Irak.
Dyke synuar asgjësimin e pjesëtarëve të opozitës së lirë iraniane do të ekspozonin dhe qytetarët shqiptarë në rrezikun e krimeve terroriste.
Aventurizmi i qeverisë shqiptare që është e gatshme ta copëtojë e ta shesë territorin e Shqipërisë, apo ta kthej atë në fushën e sulmeve terroriste, nuk e bën dot këtë analizë rrisku.
Qëllimi i saj i vetëm është të mbulojë, mohojë dhe ti tolerohet lidhja me krimin e organizuar dhe përlyerja e ministrave të brendshëm në trafikun e drogës.
Për të është e nevojshme vetëm që bota të mbyllë sytë ndaj shkatërrimit të shtetit ligjor dhe standardeve të demokracisë në Shqipëri.
Por, për fat, miqtë dhe partnerët serioz të shqiptarëve i bëjnë këto analiza dhe vlerësime të rrezikut ndaj veçse shokohen, por dhe i denoncojnë këta aventurierë që i kemi për hise ende mbi qafë !
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38