Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Kampi i shfarosjes në Tepelenë s'ka qenë i keq”, historiani akuzon Xhufin: Je një përsheshaxhi komunist
E kaluara jonë komuniste ka shkaktuar shpesh herë debate në mediat shqiptare, së fundmi shkak për debat është bërë kampi i Tepelenës.
Në një debat me tone fyese ka nsiur mes historianit Pëllumb Xhufi dhe ish-kreut të arkivës në Ministrinë e Brendshme Kastriot Dervishi.
Ky i fundit ka replikuar sërish sot pas deklaratave të bëra mbrëmë në “News 24” në “studio e Hapur” historiani Xhufi. Dervishi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se “këto postime lidhen me Arkivin e Ministrisë së Brendshme, të cilin, sipas tij unë e paskam bërë “përshesh”… Këtë “përshesh” nuk e tha se ku e kishte parë, por mbase e ndjente se aty ku i dhemb partisë së krimit, i dhemb edhe Xhufit”.
Postimi i plotë:
Përsheshaxhiut Pëllumb Xhufi
Dje, agjitatori komunist Pëllumb Xhufi, duke u marrë sërish me mënyrën teknike dhe përmbajtësore të postimeve të mia në fb, konsumoi disa shpifje që lidhen me aktivitetin e Arkivit të Ministrisë së Brendshme. Fillimisht tha që këto postime lidhen me Arkivin e Ministrisë së Brendshme, të cilin, sipas tij unë e paskam bërë “përshesh”. Asnjë dokument, që përmendte Xhufi për përsheshin e tij, nuk është i Arkivit të MB-së, por i arkivave të tjera të shtetit shqiptar. Nëse Xhufi do kishte inteligjencë minimale, normalisht duhej ta kuptonte se në çdo shkresë kjo është e qartë. Këtë “përshesh” nuk e tha se ku e kishte parë, por mbase e ndjente se aty ku i dhemb partisë së krimit, i dhemb edhe Xhufit. Ai nuk ka qenë asnjëherë në Arkivin e MB-së. Të gjitha këto që thotë i ka nga urrejtja klasore (asnjë krim komunist nuk duhet bërë i ditur) dhe zilia (për këtë i ngelet vetëm të plasë). Duke mos u marrë shumë me këtë çështje, sepse është humbje kohe të marr porosi e urata nga agjitatorë komunistë që mbrojnë krimet e një prej regjimeve më terroriste në botë, e quaj të nevojshme të sqaroj publikun se si e gjeta unë Arkivin e MB-së dhe çfarë u bë me të gjatë kohë të drejtimit të këtij Arkivi prej meje.
Në qershor 2007, kur mora drejtimin e Arkivit, gjeta një institucion të degraduar, në nivel sektori. Jo vetëm prej viteve të tranzionit, por edhe prej shumë defekteve të trashëguara nga regjimi komunist, sepse komunistët nuk dinë as të bëjnë dhe as të mbajnë arkiva. Në Arkiv nuk njihej as kompjuteri. Punonjësit shkruanin me shkrim dore në modele të vjetra e jashtë kohe formularësh. Dy fondruajtësit (ata që mbajnë çelësat e depos) ishin pa status dhe pa rrogë. Zyrat në qendër me probleme të mëdha mobilimi, ndërsa dy depot ku ruhej fondi arkivor, me shumë mangësi. Fondi arkivor nuk dihej sa ishte, regjistri i fondeve mungonte, emërtimi i fondeve mungonte, inventari i fondeve ishte në masën 20% dhe jo i kompjuterizuar (struktura e fondeve me defekte), kishte paqartësi në bazën ligjore arkivore, lista e afateve të klasifikuara nuk ishte miratuar, certifikata e sigurisë nuk njihej fare, etj, etj.
Në vitet vijuese, Arkivi u bë drejtori, u miratuan rregulloret e brendshme, u hartua regjistri i fondeve arkivore, u sistemuan dhe u bashkuan dhe përpunuan të gjitha fondet e degëve të punëve të brendshme, drejtorive të Sigurimit të Shtetit, Drejtorisë së Policisë Popullore, u vendosën etiketa të reja të kompjuterizuara në çdo kuti të dosjeve (është i vetmi arkiv në Shqipëri me këtë sistem), etj, etj. Të gjitha me një punë të madhe me zero buxhet shtetëror. U sistemua depoja kryesore të shkolla e qenve në të cilën, si pasojë e mungesës së çdo investimi (ujë nga tarraca, drita e diellit), shumë dokumente ishin në gjendje myku. U tërhoqën nga depoja tjetër e Krrabës, dokumentet e vlefshme, të cilat qëndronin nëpër arka qysh prej shkatërrimit të vitit 1997. Në këtë depo në arka janë gjetur pa fund minj të ngordhur, gjarpërinj, insekte, etj. U dhanë 100 mijë përgjigje në kuadër të procesit të dëmshpërblimit të ish të dënuarve politikë, u morën 3 vendime deklasifikimi dhe u përgatit i gjithë fondi për deklasfikimi, me kosto zero (të gjithë botën kjo punë shtesë paguhet), pa qenë nevoja për ligje të tjeta.
Sistemi i grupit kryesor të dokumenteve përfundoi në korrik 2014. Duheshin edhe tre muaj që të mbaronte ky inventarizim që nuk u bë sepse pengesë ishte MB-ja. Çfarë ndodhi gjatë mandatit të “Rilindjes”? Një urrejtje e madhe shpërtheu ndaj Arkivit. Nga 8 punonjës që kishte arkivi janë hequr nga puna 7 të tillë, me lloj-lloj metodash krejt idiote e në shkelje të ligjit. U hoq arkivistja më e vjetër që kishte 25 punë. U hoq fondruajtësi tjetër që administronte gjysmën e depos. Veprimet ndaj Arkivit kanë qenë antishtetërore dhe antikombëtare. Këto janë “përsheshi” që Pëllumb Xhufi as ia ka idenë.
Sigurisht kam aq shumë për të thënë sa nuk e ka idenë ky agjitator komunist. Kush më ka parë në punë, e di që kam qenë gjatë gjithë ditës në këmbë e që nuk kam gëzuar asnjë lloj privilegji në një institucion që luftohej tmerrësisht nga ministria që e kishte në varësi. Ka 5 vjet që nuk mbyllin dot inventarizimin e pak fondeve që ngelën. Sigurisht, ky i përsheshit do kohë të iluminohet për arkivat.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38