Flash News

KRYESORE

Kampion Bote por i pakënaqur me lojtarët, Deshamps: Nuk kemi bërë një ndeshje të madhe

Kampion Bote por i pakënaqur me lojtarët, Deshamps: Nuk kemi

Trajneri i Francës, Didier Deshamps është shprehur i lumtur pas fitorës 4:2 ndaj Kroacisë, çka u mundësoi atyre fitimin e Botërorit. Megjithatë, tekniku 49-vjeçar ka pranuar se lojtarët nuk kanë  bërë ndonjë ndeshje të madhe.

“Është gjithçka kaq e bukur dhe e mrekullueshme. Disa janë kampionë në moshën 19-vjeçare. Nuk kemi bërë një ndeshje të madhe, por kemi treguar cilësi mendore. Dhe pastaj kemi shënuar 4 gola. Ka meritë edhe për këtë”, ka deklaruar ai, duke shtuar:

“Jemi nisur nga larg, nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë por me punë, tani jemi aty. Jemi në majën e botës për katër vite. Na kishte dhimbur shumë kur humbëm Europianin para dy vitesh por ndoshta na bëri mirë. Tani ky moment u përket lojtarëve. Pas 55 ditësh, në kemi bërë shumë punë. Kjo është maksimumi. I duam francezët, jemi krenarë që jemi francezë, që jemi ‘blu’. Rroftë Republika”, tha Deshamp pas ndeshjes.

Të fundit