Flash News

KRYESORE

Kampionati Evropian i Atletikës, Shqipëria nuk mund të garojë

Kampionati Evropian i Atletikës, Shqipëria nuk mund të

As Izmir Smajlaj dhe as Luiza Gega nuk do të mund të prezantojnë atletikën shqiptare në Kampionatin Evropian të Sallave të mbyllura në Glasgoë.

Kjo pasi atleti i kërcimit së gjatë pati probleme fizike që e tërhoqën nga aktiviteti, ndërsa Luiza Gega u penalizua nga ndryshimet e rregullores për të cilat ajo dhe trajneri i saj u informuan shumë vonë.

Gega, e cila ishte kualifikuar në 2 gara 1500 dhe 3000 m nuk u lejua të merrte pjesë në këtë disiplinë të dytë, pasi nuk kishte njoftuar në kohë mospjesëmarrjen e saj në 1500 m.

Sipas rregullores së re, atletja dhe stafi i saj duhet të kishin bërë të ditur vendimin e tyre një ditë para garës ose ajo mund të kishte hyrë në garën e 1500 m dhe ta linte atë përgjysmë, diçka të cilën ajo nuk e mësoi në kohën e duhur.

Disiplina e 1500 dhe 3000 m ishin parashikuar të zhvilloheshin brenda 1 dite madje diferenca kohore ishte 1 orë dhe për këtë arsye Gega dhe trajneri Taulant Stërmasi vendosën që ajo të garonte në 3000 m.

Luiza Gega shprehu keqardhjen për lodhjen dhe sakrificën saj dhe te trajnerit teksa punojne se bashku me pasionin per kete sport dhe shtoi se atë e presin ende gara të mëdha dhe në fakt në muajt në vazhdin do të jetë Botërori i Atletikës që këtë vit do të mbahet në Doha.

Të fundit