Flash News

KRYESORE

Kampionati i peshëngritjes, Briken Çalja fiton tre medalje të arta në Europian

Kampionati i peshëngritjes, Briken Çalja fiton tre medalje të

Pas skandaleve të doping dhe përjashtimit të Romela Begajt dhe Evanglei Velit, Briken Calja i ka dhënë mundësi peshëngritjes shqiptare që të pastrojë deri diku imazhin e saj negativ.

28-vjeçari ka arritur të tregojë vlerat e tij që në stilin e parë në garën deri në 69 kg, duke marrë medaljen e artë në aktivitetin që iu hoq Shqipërisë pasi dha dorëheqjen i gjithë bordi drejtues i Federatës, ndërsa po zhvillohet në Rumani.

Më pas, Calja realizoi të tre provat e tij në shkëputje dhe ngriti fillimisht peshën 141 kilogram. Shtangisti shqiptar ngriti edhe peshën 143 kilogram, për të vazhduar rivalitetin me italianin Zani.

Por prova që i dhuroi medaljen e artë, ishte e treta, ku ai ngriti 146 kilogramë.

Në stilin e shtytjes, Calja filloi provat e tij me vonesë, duke pritur që kundërshtarët e tij të humbnin me radhë provat. Ai bëri të sigurt fitoren e medaljes së artë në dygarësh që me provën e parë, duke ngritur 171 kilogramë dhe duke u shkëputur nga ndjekësit me totalin prej 317 kilogramësh, shkruan VS.

Ai provoi që të siguronte medaljen e artë edhe në këtë stil, me peshën 175 kilogramë, por nuk ia doli dhe pësoi një dëmtim i cili kushtëzoi edhe provën e tij të tretë.

Por Calja tregoi të gjithë talentin e tij duke realizuar me sukses provën 175 kilogramë për të marrë një tjetër medalje ari dhe për të fituar tre të tilla në këtë aktivitet, duke arritur 321 kilogramë në dygarësh.

Të fundit