Flash News

KRYESORE

Kampionati i Zvicrës, lojtarët shqiptarë shënojnë 35 gola brenda 2018-ës

Kampionati i Zvicrës, lojtarët shqiptarë shënojnë 35

Këtë sezon, futbollistët shqiptarë në kampionatin e Zvicrës janë bërë pjesë e ekipeve më të mira, si Basel-i, FC Zürich-u, Sioni dhe shumë klube të tjera.

Pjesë e parë e sezonit 2018/19 ka përfunduar me shifra të mira për lojtarët shqiptarë, ku në 18 ndeshje kanë realizuar 35 gola.

Edhe këtë vit kryesojnë treshja Albian Ajeti, Benjamin Kololli dhe Pajtim Kasami, të cilët në total kanë shënuar nëntëmbëdhjetë  gola.

Në gjithë sezonin paraprak 2017-18, futbollistët shqiptarë shënuan 52 gola dhe nëse krahasohen me golat e deritanishëm, ky numër mund të tejkalohet lehtë deri në fund të sezonit, në vitin 2019.

Kujtojmë që vitin e kaluar Albian Ajeti u shpall golashënuesi më i mirë në Ligë, me 17 gola.

Lista e golashënuesve shqiptarë përgjatë 2018-19:

Albian Ajeti                    8

Benjamin Kololli             6

Pajtim Kasami                5

Nedim Bajrami               3

Kemal Ademi                 2

Ermir Lenjani                  2

Shkelqim Demhasaj       2

Bastien Toma                 2

Hekuran Kryeziu            2

Idriz Voca                      1

Toni Domgjoni              1

Samir Ramizi                 1

Të fundit