Flash News

KRYESORE

Kampionati Kombëtar i Bodybuilding, Elio Gjonaj shpallet fitues

Kampionati Kombëtar i Bodybuilding, Elio Gjonaj shpallet fitues

Ditën e djeshme u zhvillua Kampionati Kombëtar i "Bodybuilding & Fitness 2018", ku u shpall kampion sportisti Elio Gjonaj.

Në kategorinë +178 cm, 7 sportistë u përballën për çmimin e parë në Akademinë e Arteve, ku kupa iu dha Gjonajt, me përmasa trupore 193 cm dhe peshë 90 kg.

Elio Gjonaj ushtron këtë sport prej tre vitesh dhe në të shkuarën ka fituar dy çmime.

Në vitin 2017 u rendit i treti në Shqipëri dhe pak muaj më parë zuri po vendin e tretë në Kosovë.

Të fundit