Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kampionati i zgjedhjeve/ Çfarë ndikimi pati politika në futboll dhe ‘padroni’ që i mungoi Tiranës
Kampionati i këtij viti në futbollin shqiptar do të mbahet mend për shumë ngjarje, që nga arbitrimi skandaloz, shpallja për herë të parë e klubit të Kukësit kampion, frenimi i Skënderbeut dhe rënia në një kategori më poshtë e Tiranës, klubi më me shumë tituj në Shqipëri.
Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka qenë shumë i akuzuar përgjatë gjithë sezonit, se ishte ai që ka patur ndikimin më të madh në përcaktimin e fatit të kampionatit. Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi vazhdon të lëshojë akuza dhe kritika ndaj Dukës.
Nuk mungojnë ata analistë sportiv që e konsiderojnë kampionatin e këtij viti si kampionatin e politikës apo të zgjedhjeve, dhe këtu duhet të ndalemi gjatë.
Në një kohë kur po mbyllej kampionati, politika kishte nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 2017-ës dhe në fushatë sportit i kushtohet një rëndësi e madhe për shkak të ndikimit që ka te elektorati, kryesisht te të rinjtë. Jo më kot në çdo katër vite dëgjojmë premtime për ndërtime stadiumesh, ngritje të akademive dhe investime marramendëse, pasi sporti dhe veçanërisht futbolli ka shumë vota që duhen mbledhur nga partitë.
Java e fundit e kampionatit vendosi përpara rrezikut për të rënë nga kategoria katër skuadra, tre prej tyre janë vetë historia e futbollit shqiptar.
Tirana, Vllaznia, Flamurtari dhe Laçi e panë veten duke luftuar për mbijetesë. Skuadra kurbinase ishte më komode në këtë situatë pasi luante ndeshjen e fundit në shtëpi dhe presidenti i klubit nuk kishte pranuar ofertat poshtë tavolinës për të zbritur një kategori më poshtë.
Tre ekipet e tjera bënë përpjekjet e fundit dhe ishte Tirana ajo që u rrëzua për herë të parë në histori në kategorinë inferiore.
Nëse politika nuk ka patur gisht në rrëzimin e Tiranës, atëherë minimalisht duhet të dyshojmë se ka patur ndikim në shpëtimin e skuadrave të tjera.
Flamurtari është një prej ekipeve me më shumë probleme në Shqipëri. Lojtarë që ankohen për pagat dhe përplasje të pafundme brenda skuadrës, e megjithatë arritën të rezistonin. Vlonjatët kishin një aleat të fortë në krahun e tyre, kryeministrin Edi Rama. Rama është kandidat për deputet në Vlorë, i zgjedhur aty në 2013-ën, ndërsa lista e 2017-ës kryesohet nga Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe një prej njerëzve më besnik të kryeministrit.
Vetë Rama u ka premtuar vlonjatëve ndërtimin e stadiumit të ri, i cili nuk do kishte kuptim me Flamurtarin në një kategori më poshtë. Çfarë do u premtonin Rama, Gjiknuri dhe kryebashkiaku Leli qytetarëve të Vlorës për sportin gjatë kësaj fushate nëse Flamurtari rrëzohej nga kategoria? Asgjë, do rrezikonin votat e tyre.
Të hidhemi te Vllazania. Këtu marrëveshja politike duket se është me bazë të gjerë. Klubi ka president bashkinë e Shkodrës që drejtohet nga demokratja Voltana Ademi, ndërsa lista e PS udhëhiqet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Bushati ka qenë një nga ministrat më të sulmuar nga opozita dhe pavarësisht dy ndryshimeve rrënjësore në qeveri, ai nuk u prek, duke treguar për pozitat dhe lidhjet e forta që ka krijuar me kryeministrin Rama.
Ademi te PD dhe Bushati te PS nuk mund të pranonin kurrsesi rrëzimin e Vllaznisë, në një kohë kur stadium “Loro Boriçi” ka më pak se një vit që është inaguruar. Rrëzimi i Vllaznisë do të ishte goditje e madhe për fushatën e PS në Shkodër, e cila bazohet kryesisht te investimet në “Loro Boriçi” dhe teatri “Migjeni”.
Në këtë situatë, Tirana e gjeti veten pa një padron të fuqishëm politik. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili supozohej të ndihmonte bardheblutë, i braktisi ata. Fytyra e tij e qeshur kur në zyrën e bashkisë shtrëngonin duart Refik Halili nga Tirana dhe Gazmend Demi nga Partizani, për shfrytëzimin e përbashkët të stadiumit ‘Selman Stërmasi’, nuk u shfaq në stadium dhe në media kur klubi i kryeqytetit ndodhej në momentin më të vështirë në histori.
Pa folur gjatë për shpalljen e Kukësit kampion, aty ku presidenti i klubit, Safet Gjici kandidon për deputet në listën e PS, ky kampionat tregoi se nuk ishte thjesht përballje forcash në fushën e lojës. Dështimet e tij të bëjnë të dyshosh se kampionati u luajt në tribuna, aty ku javën e fundit u panë ministra dhe deputetë që bëjnë tifozllik vetëm në vite elektorale dhe fushatash.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38