Flash News

KRYESORE

“Kampione” e plagjiaturave, Blerina Gjylameti ironi me nismën #edhe unë: Ata janë pseudo-intelektualë

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, njëkohësisht kryetare e degës së Tiranës, shihet vazhdimisht në takimet elektorale që PS, bashkë me kryeministrin Edi Rama ka organizuar gjatë fushatës nëpër kafene, në njësi të caktuara administrative.

Dje, u ndalën në njësinë administrative nr 4, ndërsa gjatë debatit u ndalën edhe te nisma #edhe unë ku artistë, profesorë, gazetarë e emra të tjerë të njohur kanë shprehur hapur qëndrimet e tyre për të injoruar votimet e së dielës.

Gjylameti, e cila jo shumë kohë më parë u akuzua dhe u denoncua nga studiuesit për plagjiaturë të artikujve edhe doktoraturës, e cilëson këtë grupim personalitetesh si ‘pseudo-intelektualë’.

Diskutimi:

Gjylameti: Ka edhe një gjë, ndoshta edhe natyra njerëzore është se i harrojmë kollaj gjërat, si ishte dhe si është. Njerëzit mendojnë se ka qenë gjithmonë kështu. Një pjesë e mirë e atyre pseudo-intelektualë që thonë ‘edhe unë’, për çfarë? Kush e harron si ka qenë? Si e ke transformuar. Po edhe në qytete të tjera nëpër Shqipëri ku është rilindja urbane

Rama: Mos u merr, me kë merresh

Veliaj: Është i njëjti grup si te Liqeni, teatri.

Rama: Ishte edhe Bujar Kapexhiu, ishte edhe te lodrat?

Veliaj: Po, po i njëjti grup

Rama: Hajde për shëndetin tuaj dhe të bukurave signorina (batutë e filmit ‘Duel i heshtur’ nga Bujar Kapexhiu)

Të fundit