Flash News

KRYESORE

Kampionët e nisin me humbje Botërorin, Meksika u jep leksione futbolli

Kampionët e nisin me humbje Botërorin, Meksika u jep leksione futbolli

Meksika ka arritur një fitore të rëndësishmë përballë Gjermanisë, e cila ishte favorite për të fituar këtë sfidë.

Ka mjaftuar goli i Lozanos në minutën e 34, që ekipi latin të koleksionojë 3 pikë të çmuara dhe shpresën për të kaluar fazën e grupeve.

Pjesa e dytë ishte kryesisht e barabartë për dy ekipet teksa për Gjermaninë nuk mjaftuan as futja në lojë e Reus në të 60’, Gomez në të 79’ dhe Brandt në të 86’. Gjermania bëri gjithçka deri në fund të ndeshjes, por nuk ia doli të gjejë as golin e barazimit.

Ndeshjen e ardhshme, Gjermania do ta luaj kundër Suedisë , ndërsa Meksika do të sfidojë Korenë e Jugut; takime të cilat do të luhet me 23 qershor.

Mbyllet pjesa e parë; Meksika surprizon Gjermaninë me lojë dhe rezultat

Të fundit